Gazetari Almer Toska deklaroi në News24 se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk mund të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet e brendshme të 23 majit. Sipas tij, statuti i PD-së, në një nen të njohur si “neni Basha”, parashikon që një kryetar që humbet zgjedhjet shkarkohet automatikisht, duke e përjashtuar nga mundësia e rikandidimit.
Toska shtoi se situata mund të ndryshojë nëse deputeti Ervin Salianji vendos të ndjekë rrugën gjyqësore. Një kërkesë në gjykatë dhe në KQZ mund të interpretojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të vendosë për ligjshmërinë e kandidimit të Berishës.
“Një padi e tillë do të ishte vendimtare për të sqaruar ligjshmërinë e kandidimit, pasi institucionet do të mbështeten në prova dhe në interpretimin e statutit të partisë,” u shpreh Toska.









