Shpërthim i fortë në Tepelenë – 2 të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të martë në fshatin Majkosh, në Tepelenë, duke lënë të plagosur rëndë dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit, të moshës 36 dhe 28 vjeç, janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor intensiv.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.