SHBA sekuestruan një mjet detar iranian në Gjirin e Omanit – kundërpërgjigjet Irani, sulmon anijet amerikane

Forcat e Iranit kanë ndërmarrë sulme me dronë ndaj anijeve amerikane në Gjiri i Omanit, si reagim ndaj sekuestrimit të një anijeje iraniane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave iraniane, sulmet ndodhën pasi forcat amerikane ndaluan dhe morën nën kontroll anijen tregtare “Touska”, e cila dyshohet se kishte shkelur bllokadën detare. Autoritetet iraniane e cilësuan veprimin si shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Pakistani dhe paralajmëruan kundërpërgjigje.

Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi se anija u ndalua nga luftanija amerikane “USS Spruance” dhe ndodhet nën kontrollin e forcave amerikane.

Zyrtarë ushtarakë iranianë deklaruan se forcat amerikane hapën zjarr dhe hipën në anije pasi çaktivizuan sistemin e saj të navigimit, duke e quajtur këtë veprim “pirateri detare”. Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve vijojnë të rriten në rajon