Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka njoftuar se Serbia dhe Israel do të angazhohen në prodhimin e përbashkët të dronëve ushtarakë.
Sipas tij, bashkëpunimi do të bazohet në një partneritet të barabartë, duke synuar krijimin e teknologjisë më të avancuar në rajon, falë edhe ekspertizës izraelite në këtë fushë.
Vuçiç theksoi se ky projekt është pjesë e strategjisë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimin e ushtrisë serbe, duke shtuar se investimet në industrinë e mbrojtjes do të vijojnë.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Serbia po punon për ngritjen e një fabrike për prodhimin e dronëve të avancuar, ndërsa prodhimi i dronëve më të vegjël ka nisur tashmë në vend.









