Selin fiton Big Brother VIP 5 – Rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

Selin Bollati është shpallur fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, spektaklit më të ndjekur në Top Channel, duke triumfuar falë votave të publikut.

Balerina, e cila u kthye në një nga figurat më të spikatura të këtij sezoni, arriti të fitojë zemrat e teleshikuesve dhe të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në momentin final, ajo u përball në podium me Mirin, i cili u rendit në vendin e dytë pas një gare të fortë dhe plot emocione.

Finalja u shoqërua me një spektakël madhështor, me surpriza të shumta nga produksioni i Top Channel për të katër finalistët, duke e mbyllur këtë edicion me një atmosferë festive dhe emocionuese.