Prej kohësh, Juventus kishte shfaqur interes për rikthimin e Sandro Tonali në Itali, duke e konsideruar atë një nga objektivat kryesorë për mesfushën. Edhe pse rinovimi i tij me Newcastle United dukej se i mbylli këto spekulime, zërat për një transferim nuk janë shuar plotësisht.
Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat britanike, vetë lojtari ka një tjetër destinacion në mendje. Ai synon një transferim në Spanjë, konkretisht në radhët e Real Madrid.
Burime pranë “TeamTalk” bëjnë me dije se përfaqësuesit e mesfushorit italian e kanë propozuar atë te klubi madrilen, duke ditur se këta të fundit janë në kërkim të një lojtari me profilin e tij.
Megjithatë, aktualisht drejtuesit e Real Madrid nuk e konsiderojnë Tonalin si prioritet, pasi janë të fokusuar në objektiva të tjerë në merkato.
E ardhmja e mesfushorit mbetet e hapur, ndërsa ai synon një skuadër që lufton për trofe të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.









