Rusia është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në Samitin e radhës të G20, i cili do të zhvillohet në Miami më 14-15 dhjetor.
Lajmi u konfirmua nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Pankin, i cili theksoi se ekziston një ftesë për pjesëmarrje në nivelin më të lartë shtetëror.
Megjithatë, sipas tij, ende nuk është vendosur se kush do të përfaqësojë Rusinë në këtë samit, duke shtuar se një vendim përfundimtar pritet të merret më afër datës së zhvillimit të takimit.
Samiti i G20 mbledh çdo vit liderët e ekonomive më të mëdha të botës, si të zhvilluara ashtu edhe në zhvillim, për të diskutuar çështjet më urgjente globale, përfshirë ekonominë, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.









