Për të ndihmuar qytetarët ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë, Greqia ka nisur një skemë subvencionimi të quajtur “fuel pass”. Masat vijnë pas tensioneve ndërkombëtare dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, që kanë nxitur rritjen e kostove të karburantit.
Sipas programit, pronarët e makinave në territorin kontinental do të përfitojnë 50 euro, ndërsa ata që jetojnë në ishuj do të marrin 60 euro. Pronari të motoçikletave do të përfitojnë 30 euro në kontinental dhe 35 euro në ishuj.
Skema i përfshin individët dhe të vetëpunësuarit me të ardhura vjetore të deklaruara deri në 25.000 euro për beqarët dhe deri në 35.000 euro për çiftet e martuara. Autoritetet greke vlerësojnë se masat do të mbulojnë rreth 75% të drejtuesve të mjeteve në vend.
Çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm, duke kaluar mbi 2 euro për litër në territorin kontinental, nga rreth 1,7 euro para shpërthimit të krizës, dhe deri në 2,35 euro në disa zona ishullore. Greqia mbetet vendi më i varur në Evropë nga energjia e Gjirit Persik, me rreth 36% të importeve që vijnë nga ky rajon.









