REAGIMI/ Trump i la 48 orë Teheranit të rihapë Hormuzin – Iran i përgjigjet : “I gjithë rajoni do të përfshihet nga ferri”

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar më tej, pasi Teherani i është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës i autoriteteve paralajmëroi se çdo përshkallëzim i konfliktit do të ketë pasoja të rënda për të gjithë rajonin. “Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju”, thuhet në reagimin zyrtar.

Zëdhënësi iranian shtoi gjithashtu se përpjekjet për të mposhtur Republikën Islamike janë të destinuara të dështojnë, duke i cilësuar ato si një “iluzion” që mund të kthehet në një situatë të rrezikshme për kundërshtarët.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se Irani ka një afat të kufizuar për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në rrjetin social Truth Social, ai paralajmëroi se “koha po mbaron” dhe se vendi mund të përballet me pasoja të rënda brenda 48 orëve nëse nuk vepron.

Pavarësisht tensioneve në rritje, Trump është shprehur se incidentet e fundit, përfshirë rrëzimin e një avioni amerikan në Iran, nuk do të ndikojnë në procesin e negociatave.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në një nga zonat më të ndjeshme për Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr

Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr
Me sa duket, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën.

Në komentet e transmetuara nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha: “Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju”.

“Iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është shndërruar në një moçal në të cilin do të fundoseni”, shton deklarata e zëdhënësit iranian.

Lista e ultimatumeve të presidentit amerikan për Iranin

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Iranit “po i mbaron koha” që të arrijë një marrëveshje.

“A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për ta hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron – 48 orë para se ferri të bie mbi ta”, shkroi Trump në Truth Social.

Ndërsa sa i përket rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran, Trump ka deklaruar se nuk do të ndikojë në negociata. globale.