PSG ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të UEFA Champions League, duke mposhtur në shtëpi Liverpoolin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique dominoi pothuajse në çdo aspekt të lojës, duke krijuar një sërë rastesh të pastra shënimi dhe duke kontrolluar ritmin e ndeshjes nga fillimi në fund.
Megjithatë, pavarësisht superioritetit të dukshëm, parizienët arritën të konkretizojnë vetëm dy herë, duke lënë hapur diskutimin për mundësi të humbura. Portieri Giorgi Mamardashvili ishte ndër më të mirët në fushë për anglezët, ndërsa në disa raste PSG u ndal edhe nga shtylla.
Nga ana tjetër, Liverpooli pati vështirësi serioze për të reaguar dhe për të krijuar raste të rrezikshme, duke u kthyer në shtëpi me një disavantazh që mund të kishte qenë edhe më i thellë.
PSG-LIVERPUL 2-0
11′ Doue, 65′ Kvaratskhelia
Dembele godet shtyllën (VIDEO)
Anulohet penaltia e dhënë për PSG (VIDEO)
Goli i Kvaratskhelia (VIDEO)
Dembele gabon i vetëm para portës (VIDEO)
Frimpong gjuan jashtë (VIDEO)
Mamardashvili ndal gjuajtjen e Doue (VIDEO)
Mamardashvili shmang golin e Kvaratskhelia (VIDEO)
Goli i Doue (VIDEO)









