Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e RCD Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit.
Sulmuesi i Kombëtarja e Kosovës realizoi gol në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano, duke shënuar golin e tij të 21-të në kampionat këtë sezon dhe duke vazhduar formën e jashtëzakonshme.
Me këtë realizim, Muriqi ka arritur kuotën e 55 golave me fanellën e Mallorcas, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o dhe duke u vendosur si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Ky sukses e konsolidon “Piratën” kosovar si një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës në La Liga.









