Mosbindje në PD – Dega e Kavajës jep e para sinjal rebelimi – Refuzohet urdhri i Sali Berishës

Tensione janë shfaqur brenda Partisë Demokratike në degën e Kavajë, ku strukturat lokale kanë refuzuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të ri, në kundërshtim me udhëzimin e kryetarit Sali Berisha.

Sipas burimeve nga dega, drejtuesit lokalë nuk e shohin të arsyeshme hapjen e një procesi të ri zgjedhor në këtë fazë, duke mbajtur një qëndrim të hapur kundër vendimit të qendrës.

Aktualisht, drejtimin e PD-së në Kavajë e mban Fisnik Qosja, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e kryetarit të bashkisë.

Ky zhvillim shihet si një tregues i përçarjeve të brendshme dhe mosmarrëveshjeve mbi organizimin dhe drejtimin e partisë në nivel lokal. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga selia qendrore, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë masa ndaj degës apo një rishikim të vendimit.