Kim Kardashian “ndez” Coachellan – Shfaqet në prehrin e Lewis Hamilton me look provokues

Ylli i njohur i showbiz-it, Kim Kardashian, ka tërhequr vëmendjen në festivalin e famshëm Coachella, pas publikimit të disa fotografive provokuese në rrjetet sociale.

Në një prej imazheve më të komentuara, Kardashian shfaqet e ulur në prehrin e pilotit britanik të Formula 1, Lewis Hamilton, ndërsa ky i fundit duket me dorën rreth belit të saj. Look-u i saj përfshinte një veshje të zezë me dekolte të thellë dhe pantallona lëkure, ndërsa një shall i zi mbulonte pjesërisht fytyrën.

Përmes postimeve në Instagram, Kardashian ndau edhe momente të tjera nga prania e saj në festival, përfshirë përgatitjet para eventit dhe mbërritjen në shoqërinë e miqve.

Në disa nga pamjet, ajo shihet edhe duke ndjekur performancën e këngëtarit Justin Bieber, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, në festival ishte e pranishme edhe vajza e saj, North West, nga martesa me Kanye West.

Paraqitja e përbashkët e Kardashian dhe Hamilton në Coachella ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjet, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të festivalit.