Tensione të forta janë regjistruar në seancën e fundit parlamentare, ku një incident mes deputetëve ka përshkallëzuar në përplasje fizike. Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, për një periudhë 20-ditore nga aktivitetet parlamentare.
Vendimi vjen pas incidentit ku Noka goditi me shishe uji kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke shënuar një nga momentet më të tensionuara në sallën e Kuvendit.
Po ashtu, masa disiplinore është marrë edhe ndaj deputetes së PD, Elda Hoti, e cila është përjashtuar për 10 ditë, pasi gjatë seancës i mori kartën e votimit ministres Bora Muzhaqi.
Ndërkohë, për deputetët Albana Vokshi dhe Taulant Balla nuk është vendosur asnjë masë ndëshkuese nga Sekretariati i Etikës.
Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje klimën e tensionuar politike në Kuvend, ndërsa përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të jenë të shpeshta dhe shpesh të ashpra.
Sherret në Kuvend! – Flamur Noka dhe Elda Hoti ndëshkohen nga Etika – përjashtohen respektivisht 20 ditë dhe 10 ditë