Irani refuzoi armëpushimin – Trump bën paralajmërimin e fundit: “Teherani mund të shkatërrohet brenda një nate”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi sot se Iran mund të goditet dhe shkatërrohet brenda një nate, duke nënvizuar se kjo mund të ndodhë që nga mbrëmja e së martës.

Ai paralajmëroi se SHBA mund të sulmojë termocentralet, urat dhe infrastrukturën strategjike iraniane nëse Teherani nuk arrin të rihapë Ngushticën e Hormuzit ose të arrijë një marrëveshje.

Trump gjithashtu u ndal tek një “operacion masiv” i zhvilluar për shpëtimin e pilotit të bllokuar, duke theksuar se ushtria amerikane veproi për ta rikthyer atë në shtëpi, në përputhje me politikën se SHBA nuk lë asnjë amerikan pas.

Ky reagim vjen pas refuzimit të Teheranit për armëpushimin 45-ditor, duke tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.