Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani po përballet me një krizë të thellë ekonomike, duke pretenduar se vendi po humbet rreth 500 milionë dollarë në ditë për shkak të situatës në Ngushtica e Hormuzit.

Në një postim në platformën e tij, ai u shpreh se ekonomia iraniane është “në prag kolapsi”, ndërsa theksoi se autoritetet në Teheran po kërkojnë hapjen e menjëhershme të kësaj rruge jetike për tregtinë globale të energjisë. Sipas tij, situata është përkeqësuar deri në pikën ku edhe strukturat ushtarake dhe policore po përballen me vonesa në pagesa.
Trump shtoi se presioni ekonomik po rritet çdo ditë dhe se kjo është një nga arsyet pse Irani mund të detyrohet të ulet në tryezën e negociatave.
Në të njëjtën kohë, ai ka konfirmuar se armëpushimi me Iranin do të zgjatet përkohësisht, ndërsa ka urdhëruar forcat amerikane të vijojnë bllokadën dhe të qëndrojnë në gatishmëri, në pritje të një propozimi nga pala iraniane për zgjidhjen e konfliktit.









