Në Hungary po shënohet një nga pjesëmarrjet më të larta në historinë e zgjedhjeve parlamentare, duke kthyer procesin në një “tërmet elektoral” për skenën politike të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në orën 17:00, deri tani kanë votuar 74.23% e qytetarëve me të drejtë vote, një shifër që përfaqëson një mobilizim të jashtëzakonshëm të elektoratit.
Në total, në proces kanë marrë pjesë 5,587,935 votues nga 7,527,742 të regjistruar, duke konfirmuar interesin e lartë për këtë garë politike.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, pjesëmarrja është rritur me mbi 11%, duke treguar një angazhim dukshëm më të madh të qytetarëve në vendimmarrjen politike.
Autoritetet zgjedhore parashikojnë që shifra përfundimtare mund të rritet edhe më tej deri në mbylljen e qendrave të votimit, duke e vendosur këtë proces ndër më rekordet në historinë moderne të vendit.









