Një ndeshje spektakolare është luajtur në “Parc des Princes” në Paris, ku Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich kanë dhuruar një nga përballjet më dramatike të viteve të fundit në UEFA Champions League.
Takimi i parë gjysmëfinal ka përfunduar me rezultatin e çmendur 5–4 në favor të PSG-së, në një duel ku ritmi ka qenë i lartë nga minuta e parë deri në fund. Të dy skuadrat kanë shënuar me radhë dhe kanë krijuar shumë raste, duke e kthyer ndeshjen në një spektakël të vërtetë futbolli.
PSG arriti të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, por diferenca minimale e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Gjermani, ku Bayern Munich pritet të kërkojë përmbysjen.
Ky duel është cilësuar nga analistët si një “finale e parakohshme” e turneut, për shkak të nivelit të lartë të lojës dhe intensitetit të jashtëzakonshëm të dy ekipeve.
PSG-BAJERN MYNIH 5-4
24′, 56′ Kvaratskhelia, 35′ Zhoao Nevesh, 45’+5′ (p), 58′ Dembele / 17′ (p) Kejn, 41′ Olize, 65′ Upamekano, 68′ Luis Diaz
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-4 të PSG.
90’+3’ Safonov bëhet shpëtimtar duke dalë në këmbët e Laimer i cili ishte pranë portës në krahun e majtë. (VIDEO)
87’ Vitinja pason për Majulu i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, por sfera ndalet në shtyllën e portës së Nojer. (VIDEO)
83’ Nuno Mendesh dhe Kvaratskhelia i lënë vendin në fushë Hernandez dhe Majulu.
78’ Musiala i lë vendin në fushë Goretzkas në radhët e Bajernit.
77’ Fabian Ruiz ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Olize.
75’ Një tjetër goditje këndi e rrezikshme e skuadrës gjermane, këtë herë është Safonov ai i cili grushton duke mbajtur sferën jashtë katërkëndorit.
74’ Pas një goditje këndi të bavarezëve, topi devijohet rrezikshëm drejt portës së Safonov, duke rrezikuar autogolin.
70’ Barkola merr vendin e Doue në radhët e PSG-së.
68’ GOOOL BAJERN MYNIH! Luis Diaz merr një pasim të gjatë në zonë, e ndal mirë topin dhe gjuan duke shënuar në portën e parisienëve. Ka dyshime për pozicion jashtë loje por VAR në fund dekreton se është gol i rregullt. (VIDEO)
65’ GOOOL BAJERN MYNIH! Pas një goditje dënimi të Kimish, Upamekano devijon lehtë me kokë dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
64’ Zair-Emri i lë vendin Fabian Ruiz në radhët e PSG.
58’ GOOOL PSG! Tjetër zbritje e rrufeshme e parisienëve me Doue i cili gjen Dembele. Sulmuesi kalon topin mes këmbëve të Upamekano me gjuajtjen e tij dhe mposht Nojer. (VIDEO)
56’ GOOOL PSG! Hakimi del i vetëm në sulm në të djathtën, pason në qendër ku nuk devijon askush por sfera shkon te Kvaratskhelia i cili nuk gabon i vetëm para portës. (VIDEO)
54’ Lui Diaz gjen Laimer i cili po hynte me shpejtësi në zonë nga e majta, devijimi i tij është i gabuar dhe sfera shkon jashtë.
50’ Kvaratskhelia hyn në zonë pas një sulmi nga e majta, ka kontakt me Upamekanon dhe rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Laimer në vend të Dejvis në radhët e Bajernit.
45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 3-2 për PSG.
45’+5’ GOOOL PSG! Shënon Dembele me penallti. (VIDEO)
45’+1’-45’+4’ Francezët kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë nga Alfono Dejvis në zonë. Gjyqtari pret udhëzime nga VAR e më pas shkon të shohë vetë pamjet, duke dekretuar në fund penallti për vendasit. (VIDEO)
41’ GOOOL BAJERN MYNIH! Olize është spektakolar me një depërtim në qendër dhe një gjuajtje që nuk i lë kohë portierit Safonov të reagojë. (VIDEO)
37’ Tjetër zbritje e Doue nga e djathta, gjuajtja e tij në shtyllën e dytë nuk gjen portën e Nojer. (VIDEO)
35’ GOOOL PSG! Përmbyset rezultati në Paris pas një goditje këndi që devijohet me kokë saktësisht nga Zhoao Neves. (VIDEO)
33’ Doue merr topin në zonë dhe gjuan, sfera devijohet lehtësisht dhe shkon në këndore ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
32’ Olize bën çfarë të dojë në krahun e djathtë, arrin në fundore, gjuan e gjen një devijim që çon sferën në shtyllë. (VIDEO)
24’ GOOOL PSG! Aksion dehës i Kvaratskhelia në krahun e majtë, shmang mbrojtësin dhe gjuan në shtyllën e largët duke mposhtur Nojer. (VIDEO)
23’ Dembele niset i vetëm në kundërsulm dhe ka mundësinë të shënojë, por gabon plotësisht gjuajtjen e tij para portës. (VIDEO)
19’ Tjetër mundësi e artë për bavarezët me një top të rikuperuar parë zonës kundërshtare që shkon te Olize. Ai gjuan dhe mposht Safonov, por Markinjos heq sferën para se të kalonte vijën fatale. (VIDEO)
17’ GOOOL BAJERN MYNIH! Shënon Kejn me penallti. (VIDEO)
15’ Zbritje e shpejtë e Bajernit, me topin që shkon te Luis Diaz në zonë. Ky i fundit pengohet nga Paço dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për bavarezët! (VIDEO)
12’ Dembele hyn në zonë e pastaj rrëzohet pas një kontakti. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë me një kundërsulm të rrezikshëm të Luis Diaz. Kolumbiani ndalet me faull nga Markinjos i cili ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)
5’ Olize nga e djathta arrin fundoren dhe pason në qendër, Safonov del dhe mbërthen sferën.
1’ Nis dueli në “Parc des Princes”.
FORMACIONET ZYRTARE










