Bernabeu” në gjunjë! – Bajerni shokon Realin – Nojer bën mrekulli, mposht moshtën me superformë

Stadiumi ”Bernabeu” ka dhuruar sot një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese mes Real Madridit vendas dhe Bajern Mynih, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Një ndeshje “klasike” mes dy skuadrave që kanë dhuruar shumë të tilla në historinë e turneut.

Pjesa e parë pa Bajernin dominues, duke krijuar raste të shumta para Lunin e duke gjetur rrjetën me Luis Diaz, ndërsa madrilenët panë Nojer të ndalte goditjet drejt katërkëndorit të tij me lehtësi.

REAL MADRID-BAJERN MYNIH 1-2
74′ Mbape / 41′ Luis Diaz, 46′ Kejn

NGJARJET KRYESORE

90’+1’ Luis Diaz pason në mënyrë krejtësisht të gabuar për Olise, në një kundërsulm që mund të sillte golin e tretë.

90’ Mbape përgjigjet nga ana tjetër me një gjuajtje nga distanca që nuk gjen portën. (VIDEO)

89’ Musiala ka në këmbët e tij mundësinë për të shënuar golin e tretë, por nga një pozicion i favorshëm në zonë nuk gjen portën. (VIDEO)

85’ Musiala gjuan nga jashtë zonës, trajektorja është qendrore dhe ndalet në duart e Lunin.

83’ Vinicius lëshon një predhë nga e djathta, Nojer grushton si mundet për të ndalur sferën. (VIDEO)

80’ Brahim Diaz, i aktivizuar në vend të Gyler, lëshon një gjuajtje të fortë ballore, por e dërgon sferën direkt te Nojer. (VIDEO)

75’ Reagojnë menjëherë bavarezët me një diagonale fluturimthi të Kejn që nuk gjen portën.

74’ GOOOL REAL MADRID! Trent nga e djathta nis një pasim perfekt në shtyllën e dytë ku Mbape gjuan dhe Nojer që nuk e ndal dot sferën pa kaluar vijën. Gjyqtari Oliver sinjalizon se topi ka kaluar falë teknologjisë së vijës së portës. (VIDEO)

66’ Mbape shfaqet përsëri në një pozicion të favorshëm, diagonalja e tij ndalet nga ndërhyrja e Nojer. (VIDEO)

63’ Olise gjen përsëri hapësirë në kufijtë e zonës dhe tenton trekëndëshin e portës, pa ia dalë përsëri të dërgojë sferën në rrjetë. (VIDEO)

61’ Vinicius shpërdoron rastin e artë për të hapur ndeshjen, kur pas një dhurate nga Upamekano, gabon para Nojer duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

56’ Olise bën gjithçka vetë në mesfushë dhe pasi ecën gjen hapësirë për të lëshuar një gjuajtje të fortë që ndalet nga Lunin. (VIDEO)

48’ Stanisiç gjuan në hyrje të zonës, sfera devijohet dhe shkon lehtësisht në duart e portierit.

47’ Olise provon nga e djathta por gjen të gatshëm Lunin në shtyllën e parë.

46’ GOOOL BAJERN MYNIH! Madrilenët humbin topin në mesfushë dhe pas vetëm pak sekondash në pjesën e dytë ndëshkohen nga gjuajtja e Kejn. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të bavarezëve.

41’ GOOOL BAJERN MYNIH! Aksion i shpejtë me kombinime mes Kejn e Gnabri, teksa ky i fundit gjen pasimin për Luis Diaz. Sulmuesi nuk e ka të vështirë të mposhtë Lunin. (VIDEO)

35’ Vinicius provon me një gjuajtje ballore tokazi, pa shqetësuar Nojer.

29’ Dalje tjetër e madrilenëve, këtë herë me Mbape në të djathtën, me francezin që gjuan por gjen një tjetër përgjigje të Nojer. (VIDEO)

27’ Shpëton Reali! Pitarç pason gabim mbrapa dhe ia dorëzon sferën Gnabrit i cili gjuan dhe gjen devijimin me fat të Lunin i cili shpëton portën. (VIDEO)

18’ Kundërzbritje e shpejtë e Realit, Vinicius provon nga e majta të mposhtë Nojer, por gardiani grushton sferën. (VIDEO)

16’ Gyler gjen një korridor për Mbape i cili shfaqet para Nojer, por ndalet nga portieri i cili i zë rrezen e portës. (VIDEO)

10’ Rasti i artë për Bajernin! Upamekano gjuan i vetëm pak hapa larg portës por nuk ka forcën e duhur dhe Karreras heq sferën para se të kalojë vijën fatale. (VIDEO)

9’ Tre goditje këndi radhazi të Bajernit sjellin panik në zonën e Realit, por bavarezët nuk ia dalin të gjuajnë në portën e Lunin.

7’ Olise provon me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në “Bernabeu”.

blank