Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Hungaria, duke uruar liderin e opozitës Péter Magyar për fitoren ndaj kryeministrit në largim Viktor Orbán.
Në një mesazh publik, Noka përgëzoi gjithashtu Partinë TISZA, të cilën e cilësoi si një forcë të qendrës së djathtë, duke e konsideruar rezultatin zgjedhor si një moment të rëndësishëm për demokracinë hungareze dhe për ndryshimin politik në vend.
“Urime z. Péter Magyar dhe Partisë TISZA për fitoren dhe triumfin mbi autokracinë! Pas 16 vitesh, u lejua rotacioni politik në Hungari,” është shprehur Noka në reagimin e tij.
Sipas tij, ky rezultat përbën një shembull të rëndësishëm të funksionimit të alternimit të pushtetit në demokraci dhe një sinjal për rikthimin e balancave politike në vend.










