Eliminimi nga Champions League ka lënë shije të hidhur në kampin e Real Madridit. Pas humbjes ndaj Bayernit, trajneri Arbeloa reagoi ashpër ndaj gjyqtarit, duke e konsideruar vendimtar në fatin e ndeshjes, sidomos për kartonin e kuq të Kamavingës që sipas madrilenëve ndikoi drejtpërdrejt në rezultat.
Tekniku spanjoll nuk u përmbajt në kritikat ndaj arbitrit Vincic, duke theksuar se vendimi ishte i pakuptimtë dhe ndikoi negativisht në rrjedhën e lojës. Megjithatë, Arbeloa mori mbi vete përgjegjësinë për eliminimin dhe u shpreh i bindur se Real Madridi do të rikthehet më i fortë në të ardhmen.
Edhe mediat spanjolle reaguan ashpër, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe duke vënë në dyshim arbitrarin e ndeshjes.
Nga ana tjetër, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, u shfaq i kënaqur me performancën e skuadrës së tij. Ai vlerësoi reagimin e lojtarëve, të cilët arritën të përmbysnin rezultatin pavarësisht se ishin disa herë në disavantazh, duke e mbyllur ndeshjen me një fitore spektakolare 4-3.
Kompany theksoi se karakteri dhe këmbëngulja ishin çelësi i suksesit, ndërsa tani skuadra e tij fokusohet te përballja e radhës kundër PSG-së, duke synuar arritje të mëdha në këtë sezon.









