Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Moglicës, në afërsi të Korçës, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa metra jashtë aksit nacional.
Sipas informacioneve paraprake, kamioni po transportonte një ekskavator në momentin e aksidentit. Për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të devijojë nga rruga dhe të përfundojë poshtë saj.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër që ndodhej në bord kanë pësuar vetëm lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia Rrugore po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.









