A mund të përdoret për sulme nga SHBA baza e NATO-s në Kuçovë? – Ministri i Mbrojtjes heziton përgjigjen e drejtpërdrejtë…

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se Shqipëria do të shqyrtojë çdo kërkesë të mundshme të Shtetet e Bashkuara për përdorimin e bazës ajrore të Kuçovës në kuadër të operacioneve ushtarake kundër Iran.

Deklarata e tij vjen mes pyetjeve të gazetarëve mbi një skenar të mundshëm përdorimi të infrastrukturës ushtarake shqiptare për misione të lidhura me konfliktet ndërkombëtare në rritje.

Nufi theksoi se baza ajrore e Kuçovës nuk është një objekt thjesht kombëtar, por pjesë e infrastrukturës së NATO, duke nënvizuar se çdo vendim lidhet drejtpërdrejt me angazhimet e Shqipërisë në aleancë.

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me përfshirjen e Shqipërisë në aleancë,” u shpreh ministri.

Deklarata ka ngjallur debat mbi rolin e Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, sidomos në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit mes fuqive të mëdha.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi ndonjë kërkesë konkrete, ndërsa çështja pritet të mbetet në fokus të zhvillimeve diplomatike dhe të sigurisë në ditët në vijim.