Vuçiçit i plas skandali – Presidenti serb akuzohet se përdor rrjetin kriminal të Radoiçiç për manipulim të zgjedhjeve lokale”

Një hije dyshimi rëndon mbi zgjedhjet lokale në Serbi, pasi presidenti Aleksander Vuçiç akuzohet se po përdor rrjetin kriminal të Milan Radoiçiç për të ndikuar rezultatin në komuna kyçe.

Sipas burimeve të KosovaPress brenda institucioneve të sigurisë, për shkak të frikës nga humbja e pushtetit në qytete si Bor, Arangjelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevac, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka, Vuçiç ka urdhëruar angazhimin e strukturave kriminale dhe të “mbrojtjes civile” për të ushtruar presion ndaj votuesve dhe mbështetësve të partive opozitare.

Ndër të tjera, individë nga rrjetet ilegale serbe në Kosovë janë përfshirë në skemë, me synimin e manipuluar të procesit zgjedhor përmes kërcënimeve, blerjes së votës dhe taktika të tjera të organizuara.

Analistët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të përshkallëzojë tensionet politike në Serbi dhe të minojë besimin e publikut në zgjedhjet lokale.