Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, është vrarë në një sulm të planifikuar, njoftojnë mediat iraniane, duke konfirmuar paralajmërimet paraprake të ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz.
Larijani, i lindur në 1958 në Najaf dhe i përshkruar nga Time Magazine si “Kennedy-t e Iranit”, ka luajtur një rol kyç në politikën iraniane për dekada. Ai ishte një figurë akademike dhe strategjike, me studime në Matematikë, Shkencën e Kompjuterëve dhe Filozofi Perëndimore, dhe shërbeu si negociator kryesor i Iranit për çështjet bërthamore.
Pas rikthimit në postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë në gusht 2025, Larijani mori një rol qendror në udhëheqjen e vendit, duke e bërë humbjen e tij një goditje të rëndë për strukturat e sigurisë iraniane.
Politikani veteran iranian, Ali Larijani, ishte një nga figurat më të fuqishme në Republikën Islamike, arkitekt i politikës së saj të sigurisë dhe këshilltar i ngushtë i Ayatollah Ali Khamenei deri në vdekjen e liderit suprem në një sulm ajror muajin e kaluar.
Larijani, 67 vjeç, u vra nga një sulm ajror i SHBA-Izrael ndërsa vizitonte vajzën e tij në periferi lindore të Teheranit, njoftoi të martën agjencia semi-zyrtare iraniane Fars News.









