Viktor Orbán njofton Ukrainën: Ndërpriten furnizimet me gaz deri në rihapjen e Druzhba-s

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka njoftuar se Hungaria do të nisë pezullimin gradual të furnizimeve me gaz drejt Ukraina, derisa të rikthehet në funksion gazsjellësi Druzhba.

Në një deklaratë publike, Orbán theksoi se gazi i mbetur do të mbahet brenda vendit për të garantuar sigurinë energjetike të Hungarisë. Ai shtoi se kjo masë vjen si përgjigje ndaj ndërprerjes së furnizimit me naftë nga Ukraina, e cila sipas tij ka zgjatur prej rreth një muaji.

Sipas kryeministrit, Budapesti ka arritur deri tani të përballojë presionin, por situata kërkon hapa më të fortë për të mbrojtur interesat energjetike të vendit. “Nëse Ukraina nuk furnizon naftë, atëherë nuk do të marrë gaz nga Hungaria”, deklaroi ai, duke e bërë të qartë qëndrimin e qeverisë së tij.

Orbán paralajmëroi gjithashtu se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike që furnizon Hungarinë kanë detyruar autoritetet të rrisin rezervat dhe të mbushin depot e gazit, në mënyrë që të shmanget çdo krizë e mundshme.

Vendimi pritet të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ndërsa Budapesti synon të ruajë stabilitetin e çmimeve të energjisë për qytetarët dhe bizneset.