Trump: SHBA nuk i njeh udhëheqësit iranianë; gjendja e Mojtaba Khameneit mbetet e paqartë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një kontakt të qartë me udhëheqësit e Iranit dhe se nuk është e sigurt se me kë mund të negociojnë në Teheran.

“Ne nuk i njohim udhëheqësit e tyre,” tha Trump gjatë një takimi me gazetarët, duke shtuar se situata është e paqartë për Uashingtonin. Ai theksoi se ende nuk dihet nëse udheheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.

“Nuk e dimë… nëse ai është i vdekur apo jo,” vijoi Trump. “Ka raportime të ndryshme për gjendjen e tij. Disa thonë se është shpërfytyruar rëndë, të tjerë se ka humbur njërën këmbë, disa thonë se ka vdekur. Askush nuk po thotë se është 100% i shëndetshëm. Ju e dini që ai nuk ka folur.”

Trump shtoi se përpjekjet për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit janë ende të vështira për shkak të mungesës së qartësisë mbi udhëheqjen iraniane.