Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Poloninë, në një ndeshje të rëndësishme të fazës “play-off” për Botërorin 2026, që zhvillohet në Varshavë duke nisur nga ora 20:45.
Trajneri Sylvinho ka vendosur tashmë formacionin zyrtar, duke sjellë disa surpriza në repartin ofensiv. Ernest Muçi, Armando Broja dhe Anis Mehmeti nuk janë përfshirë në formacionin titullar dhe do ta nisin ndeshjen nga stoli.
Në vend të tyre, në sulm do të aktivizohet që nga minuta e parë treshja Hoxha, Bajrami dhe Uzuni, në një zgjedhje që pritet të ndikojë në mënyrën e lojës së kuqezinjve.
Ndërkohë, në portë, mbrojtje dhe mesfushë nuk ka ndryshime të mëdha nga formacionet e mëparshme.
Më poshtë do të njiheni me 11-shet e titullarëve të “skicuar” nga Sylvinho.










