Sulmi me molotov i Berishës ndaj Vilës 31 – Ambasada franceze dënon aktin: “Dëmet janë të patolerueshme”

Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora, duke e cilësuar të papranueshme vënien në rrezik të rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara.

Në reagimin zyrtar thuhet se aktet e dhunës arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj objektit, i cili prej vitit 2025 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë dhe menaxhohet nga Art Explora Foundation.

Sipas ambasadës, qëllimi i Vilës 31 është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. “Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme”, thuhet në deklaratë.

Ambasada thekson se e drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune dhe u bën thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi.