Java e 25-të e Bundesliga dhuroi shumë emocione dhe një numër të lartë golash në pesë sfidat e zhvilluara.
Në transfertë, TSG Hoffenheim triumfoi 4-2 ndaj 1. FC Heidenheim, në një ndeshje ku spikati sulmuesi kosovar Fisnik Asllani. Ai dha asistin për golin e parë të shënuar nga Alexander Prass në minutën e 26-të.
Vetë Asllani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49-të, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë. Me këtë realizim, 23-vjeçari shkon në kuotën e tetë golave këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe pesë asiste.
Në takimet e tjera, Bayer Leverkusen barazoi 3-3 në transfertë ndaj SC Freiburg. Ndërkohë, RB Leipzig fitoi 2-1 kundër FC Augsburg.
Me të njëjtin rezultat, Hamburger SV mposhti VfL Wolfsburg, ndërsa përballja mes FSV Mainz 05 dhe VfB Stuttgart përfundoi në barazim 2-2.









