Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit – Klodian Braho: SPAK do të godasë çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar

Drejtuesi i Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, ka deklaruar se institucioni që ai drejton do të vijojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Braho theksoi se SPAK është i vendosur të godasë me forcën e ligjit jo vetëm grupet kriminale, por edhe çdo zyrtar publik që bashkëpunon ose ndihmon aktivitetet e tyre.

Ai nënvizoi se Struktura e Posaçme do të vazhdojë punën për të çuar përpara hetimet dhe për të ndëshkuar të gjithë ata që janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, shkruan Braho në reagimin e tij.