Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se ka ndarë me Iranin informacione për objektivat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëri të ditur i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, në një intervistë për CNBC, duke sqaruar se ky mohimi u bë gjatë një telefonate mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Gazeta The Washington Post kishte raportuar të premten se Moska mund t’i kishte dhënë Teheranit të dhëna për vendndodhjen e anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë. Witkoff theksoi se zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim dhe se po e përsërisin të njëjtin qëndrim edhe në komunikime të tjera.
Megjithatë, ai shtoi se vlerësimi përfundimtar mbi këto pretendime i takon komunitetit amerikan të inteligjencës dhe se autoritetet po monitorojnë situatën. Witkoff theksoi gjithashtu se një komunikim i pavarur me Yuri Ushakov, ndihmës për politikën e jashtme të Kremlinit, ka konfirmuar të njëjtin mohimi.









