Partia e Sali Berishës cakton datat e zgjedhjeve për kryetarin dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar – Ngrihet grupi për rishikimin e statutit

Partia Demokratike ka zhvilluar të hënën, 16 mars, mbledhjen e Kryesisë së saj, ku u morën vendime kyçe për organizimin e brendshëm dhe proceset e ardhshme.

Sipas vendimeve të Kryesisë:
• Zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin duhet të përfundojnë deri më 30 prill.
• Procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë do të zhvillohet më 23 maj.
• Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 6 qershor.

Gjithashtu, u ngrit një grup për rishikimin e statutit të partisë, i përbërë nga 10 anëtarë, me Gazment Bardhi si kryetar dhe të tjerët anëtarë të Kryesisë dhe strukturave drejtuese të PD-së.

Gjatë mbledhjes, Sali Berisha theksoi rëndësinë e finalizimit të procesit të zgjedhjeve në degë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore, duke e quajtur këtë hap një “kryengritje paqësore” brenda strukturave të partisë.