Panik në qiell!” – Avioni me 200 shqiptarë dështon të prekë pistën në Gjenovë – udhëtarët përballen me ankth dhe pasiguri në Torino

Një fluturim i linjës Wizz Air nga Tirana drejt Gjenovës u kthye në një përvojë frike për 200 pasagjerë shqiptarë këtë të mërkurë, pasi avionit i pamundësua aterimi për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Pilotët tentuan dy herë të ateronin në aeroportin e Gjenovës, por moti i keq i detyroi të devijonin avionin drejt Torinos, ku arritën të uleshin rreth orës 13:00.

Pas pasagjerëve i shtohej ankthi i mungesës së informacionit dhe neglizhencës së autoriteteve aeroportuale në Torino. Pavarësisht premtimeve për transport me autobus drejt Gjenovës, udhëtarët nuk kanë marrë ende një udhëzim konkret për vazhdimin e udhëtimit.

Pamjet nga aeroporti tregojnë pasagjerët të grumbulluar, të lodhur dhe të shqetësuar, duke kërkuar sqarime dhe zgjidhje për të mbërritur në destinacionin e tyre përfundimtar.

Ngjarja nënvizon rreziqet që sjell moti ekstrem në fluturime dhe rëndësinë e komunikimit të qartë me pasagjerët gjatë situatave emergjente.