Opozita proteston – deputetët e PD ndjekin raportet për imunitetin e Ballukut jashtë Parlamentit

Seanca e sotme parlamentare dominohet nga tensioni brenda dhe jashtë Kuvendit. Ndërsa brenda sallës po lexohen raportet mbi çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, jashtë parlamentit opozita ka organizuar një protestë.

Disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, të përjashtuar nga seanca, ndjekin punimet përmes një monitori të vendosur jashtë, aty ku janë mbledhur edhe protestuesit.

Bashkëkohësisht, brenda sallës u prezantuan dy raporte:

  • Raporti i pakicës, përgatitur nga Oerd Bylykbashi, që kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj nga SPAK.
  • Raporti i mazhorancës, përgatitur nga Ulsi Manja, ku paralajmëhohet se do të votojnë kundër kërkesës së SPAK.

Seanca pritet të vazhdojë me debate të ashpra ndërmjet palëve, ndërsa tensioni në rrugët përreth Kuvendit mbetet i lartë.