Netanyahu publikon video të re mes thashethemeve në rrjetet sociale për vdekjen e tij dhe 6 gishtat

Kryeministri i Israel, Benjamin Netanyahu, publikoi të hënën një video të re në rrjetin social X, ku shihet duke takuar dhe biseduar me qytetarë. Videoja u shoqërua me mesazhin: “Duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe duke fituar së bashku”.

Publikimi vjen pas një tjetër videoje të shpërndarë më herët nga Netanyahu, ku ai shfaqej duke pirë kafe dhe duke ironizuar thashethemet që qarkullonin në internet për vdekjen e tij.

Në pamjet e publikuara të dielën, kryeministri izraelit shihet duke porositur kafe në një kafene në Jerusalem dhe duke bërë shaka me lajmet që pretendonin se ai kishte vdekur. “Po vdes për kafe. Po vdes për popullin tim,” dëgjohet të thotë ai me humor, ndërsa pyet edhe për reagimet e njerëzve.

Megjithatë, videoja nxiti diskutime në rrjet, pasi disa përdorues pretenduan se pamjet mund të ishin krijuar me inteligjencë artificiale, duke ngritur dyshime për autenticitetin e tyre.

Debati u përforcua edhe nga media iraniane, përfshirë agjencinë shtetërore IRNA, e cila raportoi se Islamic Revolutionary Guard Corps kishte paralajmëruar se do ta vriste Netanyahun “nëse ai është ende gjallë”.

Këto deklarata vijnë në një klimë tensioni të lartë mes Izraelit dhe Iranit, pasi ushtria izraelite ka kërcënuar më herët edhe liderin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.