MESAZHI/ Ndryshimi në Iran mund të vijë vetëm nga vetë iranianët – Netanyahu thirrje të drejtpërdrejtë: Ngrihuni kundër regjimit në Teheran

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë popullit të Iran që të ngrihet kundër regjimit në Teheran.

Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Netanyahu deklaroi se ndryshimi në Iran mund të vijë vetëm nga vetë qytetarët iranianë, të cilët, sipas tij, duhet të marrin në dorë fatin e vendit.

Videoja shoqërohet me muzikë dramatike dhe pamje turmash që valëvisin flamurin historik iranian me Luanin dhe Diellin, së bashku me flamurin izraelit. Në mesazhin e tij, kryeministri izraelit theksoi se vendi i tij synon të “çlirojë Iranin nga zgjedha e tiranisë”.

“Unë besoj se nëse do të ngriheni në këmbë në momentin e së vërtetës, nuk do të vonojë dita kur Izraeli dhe Irani do të bëhen sërish miq të guximshëm”, deklaroi Netanyahu.

Zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë edhe vetë Netanyahun, kanë shprehur më parë publikisht shpresën se përshkallëzimi i tensioneve në rajon mund të çojë edhe në ndryshime politike në Iran, përfshirë mundësinë e një ndryshimi regjimi.