LVV mbështet amendamentet e Presidentes Osmani për zgjedhjen e presidentit nga populli

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia përkrah plotësisht amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashikojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Në një reagim në Facebook, Nagavci tha se miratimi i këtyre ndryshimeve do të forconte stabilitetin institucional dhe legjitimitetin demokratik të institucionit të presidentit. Ajo gjithashtu bëri thirrje që të gjithë deputetët e partive politike t’i mbështesin dhe t’i votojnë këto amendamente, duke theksuar se kjo është në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend.

“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashikojnë që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”, deklaroi Nagavci.