Litri i naftës në Kosovë shkon 1.55€ – Autoriteti Konkurrencës nis hetimin për rritje të dyshimtë

Çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të rritet me ritme shqetësuese, duke arritur tashmë 1.52–1.55 euro për litër, vetëm pak ditë pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në 10 ditët e fundit, karburanti ka shënuar rritje prej rreth 30 cent, duke goditur direkt xhepat e qytetarëve.

Autoritetet shpjegojnë se ky rritje është pjesërisht e lidhur me tensionet gjeopolitike, sidomos në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Ekspertët paralajmërojnë se çmimet mund të rriten edhe më tej, pasi tregjet globale reflektojnë çdo pasiguri në furnizim.

Për të monitoruar situatën, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin e të gjitha kompanive që tregtojnë karburante, për të parandaluar marrëveshjet e ndaluara, abuzimet me pozicionin dominuese dhe praktikat që rrisin artificialisht çmimet. Bashkëpunimi po zhvillohet me Ministrinë e Industrisë, Administratën Tatimore dhe Doganën.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, çdo bashkërendim i çmimeve apo veprim i njëanshëm që synon rritjen artificiale të kostos së karburantit do të konsiderohet shkelje e rëndë ligjore dhe do të sanksionohet.

Ndërkohë, krahas Kosovës, çmimet e naftës në rajon janë më të ulëta: në Maqedoninë e Veriut litri sillet rreth 1.16 euro, në Serbi rreth 1.80 euro, ndërsa Shqipëria mbetet lider me 1.90 euro për litër.

Situata globale është ndikuar nga sulmet në Iran dhe përgjigjet e SHBA-së dhe Izraelit, duke nxitur rritje të menjëhershme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe duke shtuar presion mbi konsumatorët dhe autoritetet lokale.