Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas humbjes ndaj Polonisë, që i dha fund ëndrrës së Shqipërisë për kualifikim në Botërorin 2026.
Në deklaratën e tij, tekniku brazilian u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, por jo për paraqitjen e skuadrës në fushë.
Ai theksoi se Shqipëria nuk arriti të menaxhonte avantazhin pas golit të shënuar, duke mos e mbyllur ndeshjen në momentet kyçe.
“Jam i zhgënjyer që nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen, por jam krenar për lojtarët dhe për atë që bënë në fushë. Përballë kishim një skuadër me eksperiencë si Polonia”, u shpreh Sylvinho.
Në lidhje me të ardhmen e tij, trajneri konfirmoi se kontrata me Federatën Shqiptare të Futbollit përfundon në muajin korrik, ndërsa vendimi për vazhdimësinë do të merret më pas.
“Kontrata është deri në korrik dhe më pas do të vendosim. Kemi kaluar një rrugëtim me sfida, por skuadra është në rritje”, shtoi ai.
Eliminimi në fazën “play-off” mbyll rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit 2026, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Sylvinho do të vijojë në drejtimin e ekipit kombëtar.









