Kompani në dilemë kujt t’ja besojë rolin e numrit 10 tek Bayern – Gnabri, Musiala apo Karl?

Bajerni dominon Bundesliga dhe është i fokusuar tek arritja e rekordit prej 101 golash, por faza vendimtare e sezonit po afrohet dhe trajneri Vincent Kompany po përballet me një dilemë taktike.

Pas tre sulmuesve kryesorë — Luis Diaz, Harry Kane dhe Michael Olise — pyetja është se kush duhet të marrë rolin e numrit 10. Kandidatët kryesorë janë Serge Gnabry, Leon Goretzka dhe Jamal Musiala, i cili ende po rikuperohet pas një dëmtimi.

Gnabri ishte titullar në ndeshjen kundër Dortmundit, një shenjë që mediat gjermane e interpretojnë si një tregues se ai mund të ketë përparësi ndaj Musialës dhe Karlit. Të tre lojtarët synojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, dhe koha e lojës tani është vendimtare për formën dhe zgjedhjet e trajnerit.

Musiala, i promovuar si një fytyrë e ardhshme e Bajernit dhe i rizgjeruar me kontratë të gjatë, do të duhet të tregojë se është gati për sfidat e mbetura të sezonit.