Më shumë se 20 vende, përfshirë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut, kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në garantimin e kalimit të sigurt në Ngushtica e Hormuzit, duke dënuar ashpër veprimet e Iranit.
Në një deklaratë të përbashkët, 22 shtetet – kryesisht evropiane, por edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini – theksuan se janë të gatshme të marrin pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të garantuar sigurinë e kësaj rruge jetike për tregtinë globale.
“Shprehim gatishmërinë për të kontribuar në sigurimin e kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe mirëpresim angazhimin e vendeve që janë përfshirë në planifikim dhe përgatitje”, thuhet në deklaratë.
Njëkohësisht, këto vende dënuan “me fjalët më të ashpra” sulmet e fundit të Iranit ndaj anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin Persik, si dhe goditjet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit.
Sipas tyre, “mbyllja de facto” e Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale.









