Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong‑Un, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të furnizojë me raketa Iranin nëse Teherani do ta kërkojë një gjë të tillë.
Në një deklaratë të publikuar nga autoritetet në Phenian, Kim theksoi se një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të “zhdukur” Izrael, një deklaratë që pritet të rrisë më tej tensionet në Lindjen e Mesme.
Pheniani kritikoi gjithashtu sulmet e përbashkëta të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iran, duke i cilësuar ato si veprime të paligjshme dhe shkelje të sovranitetit të Iranit.
Deklarata e liderit verikorean vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e situatës mes Iranit dhe Izraelit.









