Kërcënim i fortë nga Iran: ‘Do të godasim shtëpitë e zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë në rajon’”

Tensionet në Lindjen e Mesme po arrijnë një nivel të ri përshkallëzimi, pasi ushtria e Iranit ka paralajmëruar sulme direkte ndaj rezidencave të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë në rajon.

Sipas agjencisë iraniane Fars, deklarata është bërë nga përfaqësues të komandës operative Khatam al-Anbiya, të cilët theksuan se këto veprime do të jenë një kundërpërgjigje ndaj asaj që Teherani e cilëson si “sulme terroriste” nga SHBA dhe Izraeli.

Sipas zëdhënësit ushtarak, sulmet e fundit kanë shënjestruar edhe zona civile në Iran, duke përfshirë banesat e qytetarëve në disa qytete, çka – sipas tij – justifikon reagimin e ashpër të vendit.

Ndërkohë, raportimet flasin për humbje të figurave të rëndësishme të regjimit iranian në sulmet e fundit, përfshirë Ali Khamenei dhe Ali Larijani, duke e shtuar më tej tensionin dhe rrezikun për një përshkallëzim të gjerë të konfliktit.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa kërcënimet reciproke po rrisin frikën për një konflikt të hapur në të gjithë rajonin.