Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.
Sipas mediave shtetërore iraniane, paralajmërimi vjen pas sulmeve të fundit gjatë 48 orëve të fundit, ku sipas raportimeve janë vrarë disa punëtorë civilë në fabrika joushtarake në Iran, raportoi Press TV.
Në deklaratë, Garda Revolucionare u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që të shmangin fabrikat ku kompani amerikane kanë aksione, duke paralajmëruar për rrezik të mundshëm.
Ndërkohë, sipas Fars News Agency, Irani ka nisur “valën e 50-të” të operacioneve kundër bazave amerikane në rajon. Operacionet thuhet se kanë shënjestruar disa baza ushtarake, përfshirë Al Dhafra Air Base dhe Fujairah Port në Emiratet e Bashkuara Arabe, bazën Naval Support Activity Bahrain në Bahrein, Ali Al Salem Air Base në Kuvajt dhe Al Azraq Air Base në Jordani.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se janë shënjestruar edhe radarë të paralajmërimit të hershëm në rajon, të cilët sipas Teheranit kanë ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit.









