“I pandehuri mungon në gjyq!” – Nis seanca ndaj Erion Veliaj – Përfaqësohet nga avokatët

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, në një proces që po ndiqet me vëmendje të lartë publike.

Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Olsi Dado.

Ndryshe nga sa pritej, Veliaj nuk është paraqitur personalisht në sallën e gjyqit. Ai ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca, duke deklaruar se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në seancë.

Përveç Ndrecës, në mbrojtje të tij është angazhuar edhe avokatja Valentina Todoresku, e cila merr pjesë në proces si mbrojtëse e caktuar.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e çështjes dhe paraqitjen e qëndrimeve nga palët, në një proces që mbetet në fokus të drejtësisë dhe opinionit publik.