Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta për situatën në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se Irani ka humbur ndikimin dhe se balancat në rajon kanë ndryshuar ndjeshëm.
Duke folur për mediat, Trump u shpreh se për dekada Irani ka qenë një faktor destabilizues, por sipas tij tashmë “nuk është më ngacmuesi i rajonit”, duke e cilësuar vendin si të dobësuar dhe në tërheqje.
Ai konfirmoi se mes SHBA-së dhe Iranit po zhvillohen negociata, ndërsa bëri thirrje për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një korridor strategjik për furnizimin botëror me energji.
Në një deklaratë që tërhoqi vëmendje, Trump e quajti për pak çaste atë “Ngushtica e Trumpit”, duke theksuar më pas se nuk ishte një lapsus.
Presidenti amerikan foli edhe për NATO-n, duke shprehur zhgënjim për mungesën e angazhimit të aleatëve në konfliktin me Iranin dhe duke e cilësuar aleancën si jo mjaftueshëm efektive në situata të tilla.
Ai shtoi gjithashtu se disa liderë europianë, mes tyre Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz, nuk kanë mbështetur linjën amerikane, duke krijuar përçarje në qëndrimin e Perëndimit.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment kritik për rajonin, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë globale dhe tregjet e energjisë.









