Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, u ka bërë thirrje SHBA dhe Izraelit që të ndalojnë sulmet ndaj Iranit, duke paralajmëruar se konflikti rrezikon të dalë jashtë kontrollit.
Sipas tij, përshkallëzimi i luftës po sjell pasoja të rënda për civilët dhe mund të ketë ndikim të madh në ekonominë globale, veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara.
“Kjo luftë po u shkakton probleme të mëdha civilëve dhe përhapja e saj në ekonominë globale mund të jetë dramatike, me pasoja tragjike,” deklaroi Guterres.
Kreu i OKB-së i kërkoi gjithashtu Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje, duke theksuar se ato nuk janë pjesë e konfliktit.
Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për rihapjen e Strait of Hormuz, duke theksuar rëndësinë e saj për stabilitetin global.
“Mbyllja e zgjatur e Ngushticës po dëmton vende që nuk kanë lidhje me konfliktin. Është momenti që diplomacia të mbizotërojë mbi luftën,” përfundoi ai.









