Frikë për sulme të reja – Irani paralajmëron lëshim rajetash drejt Dubait dhe Dohas – u kërkohet banorëve të evakuohen

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar për sulme të mundshme në disa zona të Dubai dhe Doha, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga këto vende.

Sipas transmetuesit shtetëror iranian Press TV, Qendra e operacioneve mediatike e Iranit ka deklaruar se në disa zona të këtyre qyteteve ndodhet personel ushtarak amerikan.

Në deklaratë thuhet se këto vende mund të bëhen objektiv i sulmeve në orët në vijim, ndaj banorëve u është kërkuar të largohen menjëherë për arsye sigurie.

Paralajmërimi vjen në një moment kur tensionet në rajonin e Gjirit janë rritur ndjeshëm. Gjatë ditëve të fundit, Irani ka kryer sulme në disa qytete të vendeve të Gjirit Persik, duke shënjestruar baza ushtarake amerikane në rajon.