Florian Wirtz, talenti i ri i mesfushës gjermane, ka deklaruar së fundmi se futbollisti që e ka frymëzuar më shumë gjatë karrierës së tij është legjenda argjentinase, Lionel Messi.
Në një prononcim për mediat, Wirtz theksoi se për brezin e tij, Messi mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave:
“Idhulli im i futbollit ka qenë Messi. Për brezin tonë, ai është lojtari më i mirë. Gjithmonë.”
Deklarata e mesfushorit vjen në një kohë kur shumë futbollistë të rinj evropianë vazhdojnë ta shohin Mesin si model, jo vetëm për stilin e tij të lojës, por edhe për kreativitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në fushë.
Wirtz gjithashtu ka lënë të kuptohet se frymëzimi nga Messi e ndihmon atë të rrisë ambiciet dhe performancën te Liverpuli, duke synuar të ndjekë gjurmët e legjendës argjentinase.









